Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Nga 1 shtatori tekstet shqip për Luginën

NULL NULL
08.05.2015 13:37
Arsim Bajrami: Kemi porositur tekstet për Luginën e Preshevës për secilin nxënës. Ne do t’i furnizojmë edhe me romane e lektyra që bibliotekat të jenë të mbushura me libra shqip.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nga një shtatori i këtij viti do të furnizohen me libra shqip nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Kështu ka thënë sot, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë seancës parlamentare ku po debatohet lidhur me gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani.

“Kemi porositur tekstet për Luginën e Preshevës për secilin nxënës, nga 1 shtatori. Kemi kërkuar që librat shqip të mos konfiskohen pasi kurrikula është me pranim ndërkombtar. Ne do t’i furnizojm edhe me romane lektyra që biblotekat të jenë të mbushura me libra shqip”, ka thënë Bajrami.

Bajrami që tha se do ta vizitojë Luginën me 24 të këtij muaji, ka folur edhe për rregullime tjera që ministria do t’i bëjë për studentët e Luginës që vijnë për të studiuar në Kosovë.

“Fillimisht ne kemi pritur 2 ose 3 herë në ministri përfaqësues nga Lugina kemi biseduar dhe kemi arritur konsensus si t’i qasemi kësaj çështje. Jemi pajtuar për ndërmarrjen e një sërë veprimesh. Gjithsej në Luginë janë15 shkolla fillore 4 të mesme, me 10 mijë nxënës”, ka treguar shifrat ministri Bajrami.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.