Bajrami: Në moshë të hershme do i njoftojmë nxënësit për rreziqet nga ekstremizmi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Në moshë të hershme do i njoftojmë nxënësit për rreziqet nga ekstremizmi

NULL NULL
28/02/2017

Bajrami, ka deklaruar se ministria të cilin ai e drejton do të fokusohet që në moshë të hershme t’ua mësojë fëmijëve për rreziqet nga terrorizmi.

“Qasja jonë e parë është një vetëdijësimit përmes kutikulave në moshë të hershme duhet ‘ju ofrohemi që përmes kutikulave pozitive në moshë të hershme t’i mësojmë ata. Përmes debateve rol kyç do të kenë edhe mësimdhënësit. Ne në moshë të hershme duhet t’i njoftojmë nxënësit për rreziqet e këtyre dukurive”.

“Përmes edukimit tek të rinjtë duhet ta kultivojmë dhe cilado ideologji është e huaj për neve”.

Bajrami në konferencën me temën “Angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur se në shkolla do të ketë module të veçanta lidhur me këtë dukuri.

“Në shkolla fillore kemi Edukatën Qytetare, ku duhet të fusim module lidhur me terrorizmin. Një rol të rëndësishëm këtu kanë edhe tekstet. Do të bëjmë edhe më shumë, që nga tekstet t’i largojmë cilëndo përmbajtje që mund të përçojë një ndjenjë radikalizmi tek nxënësit”.

Bajrami ka bërë të ditur që do të kontrollohen më shumë shkollat private, që të shohin nëse kanë tejkaluar cakun lidhur me mësimin fetar.

“Do të ketë monitorim të plot të shkollave, sidomos në sektorin privat, pra nivelin e arsimit fetar që ofrojnë këto shkolla”.

“Në momentin kur vërejmë që ka  një ngarkesë të mësimit fetar, do të shkojmë edhe tek mbyllja e shkollës”

I pari i Ministrisë së Arsimit, ka bërë të ditur se do të punohet shumë me organizatat joqeveritare në mënyrë që këta persona pas rikthimit të tyre të punohet me ta në mënyrë që të jenë pjesëtar të dobishëm të shoqërisë.