Bajrami: Kushtetuta shpërbleu serbët, Lista Serbe kancer për politikën kosovare NULL NULL 09.04.2018 18:30 09.04.2018 18:30 Një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Lista Serbe është bërë sëmundje e rëndë për politikën e Kosovës pasi sipas tij vazhdimisht po e bllokon politikën kosovare. Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës ndërsa ka komentuar shënimin e 10 vjetorit të hartimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se serbët e Kosovës në vend që ta përdorin ligjin kushtetues ata po keqpërdorin atë. ”Përpjekja jonë ka qenë të mundësohet ndërrimi i Kushtetutës së Kosovës të bëhej pa votën e dyfishtë”. ”Kushtetuta shpërbleu serbëve të Kosovës. Pakicat nuk i kanë përdorur për destinacion por e kanë keqpërdorur për ta bllokuar shumicën”. ”Serbët në vend që ta përdorin këtë votimin e dyfishtë, ata po e keqpërdorin dhe po e përdorin si një element të bllokimit të shtetit”. ”Atëherë ka pasur mundësi të bëhet më shumë. Fatkeqësisht Lista Serbe është bërë një lloj kanceri në politikën e Kosovës pasi ajo po e shantazhon politikën kosovare”. ”Ka ardhur koha që me Bashkësinë Ndërkombëtare të hapet një debat i sinqeert të një niveli kushtetues. Që të relativizohet shumica e dyfishtë”. ”Nuk është e lehtë ndërrimi i Kushtetuës. Por me keqpërdorimin e të drejtave që ka dhënë Kushtetua shpresoj që të kemi një harmonizim me bashkëpunim ndërkombëtar”/KLANKOSOVA.TV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë