Bajrami fton turqit për investime NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u tha sot disa biznesmenëve turq se Kosova po përmirëson kushtet për investitorë të huaj. Bajrami takoi të premten një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët merren me agrobiznes, turizëm, përpunim të drurit, teknologji informative dhe shërbime. Sipas një njoftimi për media të ministrisë që udhëhiqet nga Bajrami thuhet se biznesmenët nga Turqia vlerësuan kushtet e krijuara për investimet e jashtme në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për të shtrirë veprimtarinë e tyre biznesore në fusha të ndryshme, në Kosovë.