19:23, 11 Korrik 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka komentuar akuzat që janë thënë ndaj saj pasi nuk kishte reaguar ndaj sjelljes së deputetit Xhavit Ukaj që pati ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani mbrëmë në seancën e Kuvendit.

Bajrami tha se kushdo që ka pritur që ajo të hyj në mes të deputetëve kur ata fjalosen e acarohen ka pasur pritje të gabuara

“E vetmja përplasje, e vetmja brengë, i vetmi angazhim i imi në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve. Jam dakord plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u bëhet thirrje të gjithëve që mos të përdoret Parlamenti për sulme personale”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Konkurs Pune

Lexo më shumë