Bajrami denoncon Kusari-Lilën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami denoncon Kusari-Lilën

NULL NULL
27/05/2015
Shqetësimet e ministres Hykmete Bajrami kanë të bëjnë me shkatërrimin e MTI-së nga paraardhësja e saj, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit nëpërmjet një rregulloreje të nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, në kohën kur Kusari-Lila ka udhëhequr me pozicionin e zëvendëskryeministres, ka shkelur hapur ligjet e MTI-së në lidhje me resorët që janë në kompetencë të kësaj ministrie.

Për problemet në lidhje me funksionimin e MTI-së, Bajrami ka thënë se nuk po gjen përkrahje  nga asnjë institucion, as nga Qeveria e as në nivel komisionesh.

“Vendimet në MTI nuk janë marrë të ndara me qeverinë dhe jashtë vëmendjes së kabinetit qeveritar, por në koordinim të plotë me planin e reformës së administratës publike dhe në veçanti në koordinim me Ministrinë e Administratës Publike” ka thënë zëdhënësja e Kusari-Lilës, Abetare Domi. Shkruan, Kosova Sot.