Bajrami: 9 Maji nuk do të duhej të figuronte si ditë feste (VIDEO) NULL NULL 09.05.2023 18:37 09.05.2023 18:37 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, vlerëson se 9 maji që njihet si Dita e Evropës nuk do të duhej që të figuronte si si ditë feste. “Kjo çështja e ditës së 9 majit që është ditë feste në Kosovë ndërsa në Bashkimin Evropian nuk festohet më si ditë feste, kjo ditë është hequr veç e veç nga shtetet përkatëse dhe kjo tek ne qëndron ende për shkak se është ligj me interes vital – festat zyrtare dhe duhen 2/3 e minoriteteve për ta ndryshuar ligjin”, tha Bajrami. Bajrami, i ftuar në Info Magazine, tha se megjithatë Kosova ka mjaftueshëm ditë festash, njofton Klankosova.tv. “Nuk do të duhej të ekzistonte si ditë feste, duhet shënuar di të e Bashkimit Evropian – por jo si ditë feste. Ne kemi mjaftueshëm ditë festash në Kosovë” tha Bajrami. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023