Bajram Begaj, presidenti me pagën më të lartë në rajon NULL NULL 26.05.2023 18:24 26.05.2023 18:24 Bajram Begaj Vendimi i fundit për rritjen e pagave në Shqipëri e pozicionon presidentin shqiptar, Bajram Begaj, si kreun e shtetit më të paguar në rajon. Me përfitimin mujor që rritet nga 2 mijë e 320 euro në 3 mijë e 860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3 mijë e 500 euro në muaj. Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zelka Cvijanoviq dhe Zelko Komshiq, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili e ka pagën 2 mijë e 420 euro. Ndërkohë, paga e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas rritjes së fundit shkon në 2 mijë e 160 euro. Presidentit serb, Aleksendar Vuçiq, të cilit i është rritur paga në janar, merr sot 1 mijë 700 euro në muaj dhe me një diferencë prej 200 eurosh, listën e mbyll Stevo Pendarovski me pagë mujore 1 mijë 500 euro./euronews.al Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 10 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 10 minuta më parë