Suspendohet Bajraktari për 100 milionë NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Drejtori i ujërave në Ministrinë e Mjedisit, Naser Bajraktari është suspenduar nga puna. Është suspenduar drejtori i ujërave në Ministrinë e Mjedisit, Naser Bajraktari. Suspendimi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vet Bajraktari i cili ka thënë që nuk i di arsyet e suspendimit, që sipas tij ka ndodhur në kohën kur ai ishte në pushim mjekësorë. “Kam dëgjuar që më kanë suspenduar, por, ende nuk e kam marr vendimin sepse jam në pushim mjekësorë”, ka thënë Bajraktari për Gazetën Fjala. Burime të gazetës bëjnë të ditur se suspendimi i tij erdhi si rezultat i hetimeve të bëra muaj më parë, pas raportimeve për mungesën e 100 milionë eurove në buxhetin e Ministrisë.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022