Bajraktari: Një nxënës na u vra gjatë luftës (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajraktari: Një nxënës na u vra gjatë luftës (VIDEO)

NULL NULL
07.03.2023 19:06

Ish-mësimdhënësi Fadil Bajraktari, ka rrëfyer disa ngjarje të rënda me nxënësit e vet gjatë luftës, derisa jepte mësim në shkollat tenda.

Ai tregoi se si një nxënës iu vra gjatë luftës dhe po ashtu edhe një nxënëseje i ishte vrarë vëllai.

“Është vrarë nxënësi Elbasan Berisha, pak më vonë, jo në atë kohë. Udhëtoja çdo ditë për të ardhur te nxënësit, ai më priste te dera e shtëpisë së vet, çdo ditë vinte me mua. Elbasani është vrarë nga bombardimet e armikut me avionë, në mars 1999”, u shpreh Bajraktari në Info Magazine.

Ai kërkoi drejtësi për nxënësin e vrarë në luftë, pasi, sipas tij, askush deri tani nuk është dënuar në lidhje me këtë rast. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS