Bajra: Nafta po bie, por për shkak të ngritjes së çmimit të rrymës mund të mos lirohen produktet tjera (VIDEO) NULL NULL 06.05.2023 15:28 06.05.2023 15:28 Ulja e çmimi të naftës dhe derivateve të saj nëpër tregjet ndërkombëtare ka reflektuar edhe në Kosovë. Por kjo nuk ka ndodhur edhe me produktet ushqimore, çmimi i të cilave ishte rritur proporcionalisht me të naftës nga fillimi i vitit të kaluar. Për profesorin e ekonomisë, Ujkan Bajra, arsyeja e mosrënies së çmimeve të produkteve të tjera, është se një pjesë e industrisë e ka naftën si lëndë të parë, kurse pjesa tjetër rrymën. “Nafta shitet në bursë dhe çmimi i saj përcaktohet nëpër tregjet financiare. Është dinamikë e madhe e lëvizjes së kapitalit dhe mallrave. Nuk është që e prekin në mënyrë direkte çmimet e produkteve bazë”, është shprehur Bajra në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM. “Ka rënie të çmimeve në produktet e drithërave, por jo tek produktet e qumështit. Lëvizje ka por nuk është e mjaftueshme. Nuk është vetëm nafta që ka ndikuar në ngritjen e çmimeve, por ka edhe faktorë të tjerë si lufta në Ukrainë. Kemi rënite të çmimi të naftës, por ka rritje të çmimit të energjisë. Nëse industria është e varur prej energjisë atëhetë ajo e ndjek këtë ritëm”. Sipas Bajrajt, arsyeja tjetër se pse çmimet për produktet nuk mund të bien barazi me ato të naftës është se firmat kanë krijuar stoqe. “Derisa nuk bëhet zbrazja e depove ose ulja e stokut që është krijuar me koston e lartë edhe çmimet nuk mund të lidhen me uljen e çmimit të naftës. Nuk mund të shkojë në mënyrë lineare”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 18/04/2023