Bajqinovci (VV): Thaçi tha të pavërtetë, në PTK nuk ka dhomë përgjimesh (VIDEO) NULL NULL 02.06.2020 00:04 02.06.2020 00:04 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi po luan një lojë që nuk i ka hije. “Thaçi po shprehet me fjalor rrugaçërie. Paradite flet për laboratorë droge, pasdite thotë se krerë institucionalë kanë hyrë në dhomë të përgjimeve”. “Thaçi ka thënë të pavërtetë. PTK nuk ka dhomë të përgjimeve. Dhoma e përgjimeve ndodhet vetëm në Policinë e Kosovës, ku drejtor është Faton Rama. Le të tregojë ai nëse ka dhomë të përgjigjeve në PTK”. “Në PTK ka dhomë të serverëve dhe aty nuk besoj se kanë hyrë [Kurti, Abazi, Sveçla]. Çështja me laboratorë nuk ka të bëjë me Albulena Haxhiun. Presidenti e ka një zor dhe le të shkojë tek mjeku që të kontrollohet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days