Bajqinovci publikon disa pamje, thotë se në Kosovë u fut xhandarmëria serbe (VIDEO)

Bajqinovci publikon disa pamje, thotë se në Kosovë u fut xhandarmëria serbe (VIDEO)

2 muaj më parë

Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka publikuar disa pamje nga një restorant i Karaçevës së Kamenicës duke thënë se janë futur 11 pjesëtarë të uniformuar të xhandarmërisë serbe.

Ai shkroi se për këtë institucionet duhet të veprojnë urgjentisht për të mbrojtur sovranitetin e vendit, njofton Klan Kosova.

“Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit”.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të qytetarëve të Karaçevës. Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen” në Karaçevê”.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje të ngritur nga Bajqinovci.

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit.Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të Karaçevës.Pamjet janë marrë nga restauranti “Oxygen” në Karaçevê.

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Vendredi 7 août 2020