Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

NULL NULL
29.01.2023 18:11

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e ish-kryeministri, Avdullah Hoti, në lidhje me Asociacionin.

Bajqinovci u shpreh se Hoti paska thënë se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë, siç u shpreh ai, për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit.

Deputeti i VV-së tha me ironi se beson që Hoti e ka zgjidhjen siç e kishte në vitin 2021, përcjell Klankosova.tv.

“Hoti paska thënë sot se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit. Ai besoj e ka zgjidhjen. Sikur e kishte në 2021-tën”, ka shkruar Bajqinovci.