Lajmet e fundit

Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku, ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Kampionatin Evropian të Boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Bajoku ka triumfuar bindshëm në çerekfinale ndaj boksierit nga Shqipëria, Kristian Kaqurri, duke e mposhtur me rezultat 5:0, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ishte fitorja e dytë e Bajokut në këtë kampionat, ndërsa triumfi në çerekfinale e ka afruar atë edhe më shumë me podiumin evropian.
Tashmë, boksieri kosovar është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes evropiane, pasi do të garojë në gjysmëfinale.
Bajoku synon të vazhdojë rrugëtimin e tij të suksesshëm në këtë garë dhe të sigurojë një tjetër rezultat të rëndësishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare.