Bahtiri sërish takohet me banorët e “Kroit të Vitakut” NULL NULL 18/05/2015 18/05/2015 Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim përfaqësuesit e lagjes veriore “Kroi i Vitakut”, me të cilët sërish ka biseduar rreth procesit të rindërtimeve të shtëpive shqiptare të djegura gjatë luftës. Ky takim u mbajt dy ditë para skadimit të afatit për të cilin janë marrë vesh në takimin e fundit qëkanë mbajtur ata së bashku me kryetarin e Komunës së Veriut, Goran Rakiq dhe përfaqësuesit serb të lagjes “Kroi i Vitakut”, ku ishte vendos që me 20 të këtij muaji të jepet një përgjigje për zgjidhjen e problemeve. Bahtiri u ka thënë pronarëve të shtëpive që duhet të rindërtohen në “Kroin e Vitakut”, se të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë kuptuar se problemi nuk qëndron tek shqiptarët dhe se nuk është pala shqiptare ajo që dëshiron eskalimin e situatës. “Fakti që është bërë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi për eskalimin e situatës është gjë e mirë. Në takimin fundit rreth kësaj çështje, unë ua kam bërë me dije se në këtë proces më nuk do të ketë lojë, prandaj të presim deri me datën e përcaktuar, pra më 20 maj, se çfarë shpjegime po na jep pala tjetër”, tha Bahtiri. Përfaqësuesit e “Kroit të Vitakut”, i thanë kryetarit Bahtiri se janë për vazhdimin bashkëpunimit me të rreth zgjidhjes së këtij problemi dhe se do të presin edhe dy ditë se çfarë do të ndodh, e më pas bashkërisht të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm.