Bahtiri reagon ndaj deklaratave të Jevtiqit e Gjuriqit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri reagon ndaj deklaratave të Jevtiqit e Gjuriqit

NULL NULL
11/11/2015

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, të cilët sot kritikuan pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

I pari i Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info thotë se as Gjuriq, e as ministri Jevtiq, nuk po bëjnë asgjë për shqiptarët e katër komunave të veriut që udhëhiqen nga serbët.

“Para se me u marr me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjuriqi, ministri Jevtiq dhe kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga serbët në veri, duhet të përkujdesen edhe për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, sepse qe 16 vjet shqiptarët po pengohen të kthehen në atë pjesë e Kosovës”, thotë Bahtiri.

Ai ka kërkuar që të mos bëhet presion nga serbët ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por të lihet e qetë për ta dhënë vlerësimin e saj.

Ndryshe, ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar sot se pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është përpjekje e shqiptarëve për të shtyrë implementimin e saj, dhe është i bindur se kjo do të ndikojë në kthimin e serbëve.

Ndërkaq, Marko Gjuriq në një takim me gazetarët në Beograd, ka thënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen për Asociacionin, se që prej arritjes së marrëveshjes, Prishtina nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ngritjen e Asociacionit. /Veriu.info/