Bahtiri nderon me mirënjohje deçanasin që deshi t'ia dhurojë veshkën e tij 19 vjeçares

Bahtiri nderon me mirënjohje deçanasin që deshi t’ia dhurojë veshkën e tij 19 vjeçares

NULL NULL
5 ditë më parë

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka pritur në takim Valmir Aliçkajn, djaloshin që deshti t’ia dhurojë vullnetarisht veshkën e tij vajzës tashmë të ndjerë Nazlije Sherifi.

Bahtiri tha se deçanasi meriton respektin më të madh për gjestin e tij, duke falënderuar kështu edhe të gjithë qytetarët për ndihmën financiare të dhënë për 19 vjeçaren.

Kreu i Mitrovicës e ka nderuar me mirënjohje Valin, që shprehu gatishmërinë për humanitetin e tij.

Në takim ishte i pranishëm edhe vëllau i të ndjerës Nazlije Sherifi, Iliri.

“Kryetari Bahtiri nderon me mirënjohje djaloshin nga Deçani që shprehi vullnetin për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit. Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim djaloshin nga Deçani, Val Deçani, i cili para disa javësh ka bërë një veprim tejet njerëzor duke ardhur nga mërgimi për të dhuruar veshkën e tij për vajzën mitrovicase 19 vjeçare, Nazlije Sherifi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ku fatkeqësisht nuk arriti të priste transplantin e veshkës dhe ndërroi jetë ditë më parë”.

“Në këtë takim ishte i pranishëm edhe vëllau i të ndjerës Nazlijes, Iliri Sherifi, me ç’ rast kryetari Bahtiri ka potencuar se Vali meriton respektin më të madh për gjestin e tij human që ai ka shprehur, dhe njëkohësisht ka falënderuar gjithë qytetarët tjerë të cilët kanë kontribuar me mjete financiare për të mundësuar shërimin e vajzës mitrovicase, e cila fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj sëmundjes”.

“Në fund të këtij takimi, kryetari Bahtiri ka nderuar me mirënjohje djaloshin nga Deçani, për vullnetin dhe gatishmërinë e tij për t’ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit, ku vdekja e saj ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve”.