Bahtiri merr mirënjohje për Isën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri merr mirënjohje për Isën

NULL NULL
07/07/2015

Drejtuesit e Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Mitrovicë, Pajazit Hajzeri dhe Enis Kelmendi, kanë nderuar me mirënjohje kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin, Safet Kamberi, për kontributin e tyre institucional në organizimin e rivarrimit të eshtrave të gjeneralit të pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini në Boletin.

Gjatë takimit i pari i Mitrovicës tha se këmbëngulësia që gjenerali Isa Boletini të rivarroset në Boletin, nuk është vetëm meritë e autoriteteve komunale, por e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.

????????????????????????????????????

“Nuk ishte lehtë të kundërshtohet qëndrimi i nivelit me të lartë, relaksimi i qëndrimeve të strukturave ndërkombëtare dhe pajtimi në heshtje i gjithë procesit nga strukturat e komunave në veri, mirëpo së bashku mund të arrihet çdo gjë. Ne kishim qëllimin e mirë dhe e kishim obligim varrosjen e eshtrave aty ku lindi, jetoi, frymoi e luftoi me vite gjenerali Isa Boletini,  por e patëm edhe mbështetjen e qytetarëve tanë në këtë drejtim dhe kjo u arrit”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

bahtiri 3