Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri kërkon të mos ndalen kërkimet deri në gjetjen e të riut nën rrënojat e “Adriatikut”

NULL NULL
22.04.2019 23:18

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga FSK, zjarrfikësit, polica dhe personat tjerë përgjegjës që të mos i ndalin kërkimet asnjë minutë deri në gjetjen e personit të zënë.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se edhe pse ndodhet jashtë shtetit për një vizitë tek familja e tij, është duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut.

Ekipet e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar policisë dhe zjarrfikësve, në kërkimin e të riut, i cili dyshohet se ka mbetur nën gërmadhat e pjesës së rrënuar të Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit “Adriatiku”.

Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin.

Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë “, ka shkruar Bahtiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.