Bahtiri kërkon nga MPB-ja të bëjë funksionale Qendrën për Pajisje me Dokumente NULL NULL 13.07.2020 14:45 13.07.2020 14:45 Nga dita e sotme, Ministria e Punëve të Brendshme ka mbyllur Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës, për shkak se një zyrtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Pas këtij njoftimi nga ana e MPB-së, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga ministria në fjalë që të angazhon staf shtesë në mënyrë që kjo qendër të hapet, pasi që është shumë e nevojshme që qytetarët tanë të marrin shërbimet që u duhen për dokumente të identifikimit si dhe vule apostile/verifikuese. Qendra për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës që nga java e kaluar ka dhënë shërbime edhe për vula apostile/ verifikuese, jo vetëm për qytetarët mitrovicas, por edhe për qytetarët e rajonit, prandaj theksohet se është më se e rëndësishme që kjo qendër të bëhet urgjentisht funksionale, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë