Bahtiri dhe Rakiq bashkë në luftë kundër koronavirusit – 17 të infektuar në komunat veriore (VIDEO) NULL NULL 02.04.2020 23:19 02.04.2020 23:19 Para 16 ditësh kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre për disa punime tek Ura e Ibrit. Por, lufta me koronavirus i ka bashkuar këta të dy te Ura e Ibrit që të iu bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që i kanë ndërmarrë institucionet e vendit. Kryetari Bahtiri tha se nuk ka asnjë të infektuar në Mitrovicën e Jugut. Edhe Goran Rakiq ka bërë thirrje që të respektohen masat si: mbajtja e higjienës personale, shtëpiake, mbajtja e distancës sociale. Në komunat veriore janë 17 persona të infektuar dhe 200 persona të izoluar, dhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Kurse nga Mitrovica e Jugut kanë thënë që i kanë marrë gjitha masat për parandalimin e kësaj pandemie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 1 minutë më parë