Bahtiri dhe Lekaj me ujdi për financimin e projekteve në Mitrovicë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri dhe Lekaj me ujdi për financimin e projekteve në Mitrovicë

NULL NULL
13/04/2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë nënshkruar  memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve infrastrukturore në këtë qytet.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeve, i pari i Mitrovicës tha sese kjo mbështetje nga ministria që drejton Lekaj ka një rëndësi të madhe për  Mitrovicën dhe qytetarët tanë, ai  më tutje ka shtuar  se kjo  ujdi do jetë një nisje e mirë drejtë realizimit të projekteve madhore që ka komuna jonë  për qytetarët e Mitrovicës.

Nga ana e tij, ministri i Infrastrukturës  tha se ky projekt është vetëm nisma e projekteve të tjera të cilat  priten të realizohen në këtë qytet.

Bëhet fjalë për projektet  për ndërtimin e rrugës në fshatin Kavaqicë i cili arrin vlerën 1,153,720 euro, ndërsa për ndërtimin e rrugëve në Stan Terg, me vlerë të  543,277eurove, transmeton Klan Kosova.