Bagnaia i mposht Marquezët për pole position NULL NULL nga Naim Selmani 10.06.2023 17:13 nga Naim Selmani 10.06.2023 17:13 Betejë epike është zhvilluar në kualifikimin e dytë në shtegun e Mugellos të shtunën në kategorinë e Moto GP-së. Kampioni aktual i botë deri në çastet e fundit luftoi kundër dy vëllezërve Marc dhe Alex Marquez në Itali. Megjithatë krejt në fund Bagnaia tregoi kualitetin e tij duke e marr pozitën e parë statiuese me kohën më të shpejtë 1:44.855 duke thyer kështu edhe rekordin e shtegut. Me vetëm 78 të qindtat diferencë pozitën e dytë e mori Marc Marquez me Honda duke e lënë vëllain e tij Alex Marquez të tretin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.