Baena e denoncon Valverden në polici për sulmin me grusht - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Baena e denoncon Valverden në polici për sulmin me grusht

NULL NULL
09.04.2023 22:06

Villarreali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur dje pas ndeshjes ndaj Real Madridit, ku triumfoi me rezultat 3-2.

Klubi spanjoll me anë të një komunikate ka bërë të ditur se futbollisti i tyre Alex Baena e ka denoncuar Federico Valverden në polici, për sulmin që i ka bërë gjatë mbrëmjes së shtunës, transmeton Klankosova.tv.

“Futbollisti i Villarreal CF, Álex Baena, ka pësuar një sulm mbrëmë teksa po shkonte në autobusin e ekipit pas ndeshjes së luajtur kundër Real Madrid CF në stadiumin Santiago Bernabéu”, thuhet në reagim.

“Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare”.

“Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi”.