Bad News Eagles kërkojnë kualifikim, sot përballen me rusët në Beograd NULL NULL 07.10.2022 11:01 07.10.2022 11:01 Ekipi kosovar në lojën kompjuterike CS:GO, Bad News Eagles, do ta kërkojnë sot kualifikimin në turneun më të madh të kësaj gare në botë, IEM Rio 2022. Bad News Eagles do të përballen me ekipin rus me seli në Beograd, Spirit, nga ora 14:30. Djemtë kosovarë kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa në ndeshjen e sotme e kërkojnë kualifikimin për në Major. Ata do ta kenë edhe një shans të dytë në rast të humbjes sot, pasi për të kaluar tutje i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.