Bad News Eagles eliminohen nga “Eastern European Masters Spring” NULL NULL nga Shpend Spahija 12.03.2023 15:58 nga Shpend Spahija 12.03.2023 15:58 Ekipi kosovar i CS:GO, Bad News Eagles, janë eliminuar nga gara “Eastern European Masters Spring”, pasi pësuan 2-0 në gjysmëfinale nga ekipi rus, Cloud9. “Shqiponjat” pësuan në duelin e parë në “Mirage” pas tri shtesave me shifrat 22-25, ndërsa në “Vertigo” humbën 16-12. Bad News Eagles arritën në këtë fazë të garës pas tri ndeshjeve në grup, ku mposhtën ekipin serb iNation (19-17) dhe atë turk, Eternal Fire (16-12), ndërsa pësuan nga bullgarët e VOYVODA (4-16).