Bachus mbështet Lumezin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bachus mbështet Lumezin

NULL NULL
06/08/2015
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në Kosovë e ka ripërsëritur mbështjetjen e shtetit që përfaqëson karshi Prokurorisë së Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, të enjten ka pritur në takim, ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Bachus.

Me këtë rast, Bachus ka vlerësuar punën e kryeprokurorit duke ripërsëritur mbështetjen e shtetit që përfaqëson për sistemin prokuroria të Kosovës, duke veçuar si më me rëndësi luftën kundër korrupsionit, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Në këtë takim prezent ishte edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili si edhe Lumezi vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë nga Ambasada Amerika sistemi të drejtësisë së Kosovës, duke ritheksuar nevojën që zyra e Kryeprokurorit ka për mbështetje të fuqishme nga institucionet si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që lufta kundër dukurive negative të jetë në nivelin e duhur.