Babi i Arben Ymerit, i arrestuar në Deçan: Ka tri vjet që sjellët ndryshe NULL NULL 06.02.2016 22:24 06.02.2016 22:24 Babi i Arben Ymerit, njërit nga katër të arrestuarit në rrugën “Manastiri” në Deçan nga Policia e Kosovës, sepse iu gjetën armë pa leje, thotë se ka tre vjet që biri i tij ka filluar të sjellët më ndryshe. Sylë Ymeri pohon se ai nuk i përkrahë versionet ekstreme të fesë islame dhe se ato nuk janë në përputhje me traditën kombëtare. Ai, i intervistuar nga televizioni publik, ka kërkuar nga Bashkësia Islame në Kosovë që të ndërmarrë diçka kundrejt personave që indoktrinojnë të rinjtë në Kosovë. Arben Ymeri dhe tre persona të tjerë u arrestuan me 30 janar në Deçan. Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter se të arrestuarit ishin “islamikë” dhe se arrestimi ka ndodhur pranë dyerve të Manastirit. Ndërsa zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i pati thënë Klan Kosovës se arrestimi nuk ka ndodhur në afërsi të Manastirit, por në rrugën që mbanë këtë emër. Katër të arrestuarve më pas u është caktuar një muaj paraburgim, për armëmbajtje pa leje, nga Gjykata Themelore në Pejë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 12 minuta më parë