Baballarët e rinj në Angli mblidhet për të luajtur e shëtitur bashkë, që ta largojnë presionin NULL NULL 30.03.2023 17:08 30.03.2023 17:08 Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) po ofron ndihmë për baballarët rinj, në mënyrë që ta largojnë presionin. Nga NHS janë shprehur se këta burra po përfitojnë nga kjo ndihmë, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre mendor. Atyre u jepet mbështetje me këshilla, por edhe me shëtitje në grup, si dhe me lojëra të ndryshme, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Një hulumtim i fundit ka treguar se gjysma e baballarëve të rinj, partnerët e të cilëve kanë depresion, edhe ata vuajnë nga kjo gjendje. “Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, baballarët e rinj mund të fitojnë besim si prindër dhe të flasin për shëndetin e tyre mendor. Kjo bën një ndryshim të vërtetë në mënyrën se si ato mund të mbështesin më pas nënat”, kanë thënë nga NHS. Ndryshe, depresioni pas lindjes është i zakonshëm si tek nënat, por kjo mund të ndodh edhe tek baballarët, gjë e cila mund të shkaktohet nga stresi, lodhja, por edhe ndryshimet e jetës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.