Babai ulërin nga paniku ndërsa vajza e tij 18 muajshe luan me merimangën e madhe (VIDEO)

Babai ulërin nga paniku ndërsa vajza e tij 18 muajshe luan me merimangën e madhe (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Një baba amerikan u frikësua ‘për vdekje’ kur pa vajzën e tij të vogël duke luajtur me një merimangë të madhe.

David Lehman, 36 vjeçar, dukej se kishte shumë frikë kur e pa se si vajza 18 maujshe luante.

Një video tregoi vogëlushen e ulur në një oborr kur babai i saj e pyeti se çfarë po bënte. Ai bërtiti dhe tha: “Hiqe atë, hiqe”, para se ta kapte dhe ta largonte nga vendi.

David u detyrua të kërkojë falje për reagimin e tij në panik pasi Blake filloi të qajë.

Kjo ndodhi në oborrin e shtëpisë së familjes në Tucson, Arizona, ndërsa ata kaluan një pasdite verore duke pushuar pranë pishinës, transmeton Klankosova.tv.