Lajmet e fundit

Një person është raportuar i zhdukur në rrugën “Faik Konica” në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, babai ka njoftuar autoritetet se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.