17:53, 28 Maj 2020

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, i cili po merr pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë që beson që zgjedhjet në Kosovë janë e vetmja zgjidhje.

“Nëse nuk respektohet vullneti i popullit që shprehet përmes zgjedhjeve, atëherë demokracia ka marë fund”.

Dehari për Klan Kosova, ka thënë se institucionet nuk duhet të luajnë me vullnetin e popullit.

“Klane të ndryshme e grabisin pushtetin dhe vullnetin e popullit e marrin nëpër këmbë”, është shprehur Dehari.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për “provën e dytë për protestë”, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë