14:47, 30 Prill 2019

Një baba nga Phoenix po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë me dyshimin se ka vrarë një person që dyshohet se e ka ngacmuar vajzën e tij.

Policila deklaroi se 40-vjeçari, Melvin Harris, e pranoi se e kishte rrahur për vdekje 26-vjeçarin Leon Armstrong, pasi ky i fundit kishte tentuar të hynte me dhunë në tualetin e një dyqani ku ndodhej vajza.

“Harris ishte duke e pritur vajzën e tij dhe dy shoqet e saj në parkingun e dyqanit kur Armstrong iu afrua veturës së tij duke i kërkuar para. Harris i dha disa dhe më pas Armstrong hyri në dyqan”, deklaroi policia.

Menjëherë pas kësaj, vajza dhe shoqet e saj dolën nga dyqani duke thënë se një djalë i kishte ngacmuar. Më pas Harris hyri në dyqan dhe nga roja e sigurisë kërkoi që të ndërmerrte veprime ose përndryshe do t’i merrte nën kontrollë gjërat vet ai.

Pas largimit nga dyqani, dëshmitarët njoftuan se Harris iu afrua Armstrongut, të cilin e goditi në fytyrë. Nga kjo ai u rrëzua në tokë dhe Harris kishte vazhduar ta godiste deri në momentin kur mbeti pa vetëdije. Pas sulmit, Armstrong u dërgua në një spital me plagë, përfshirë edhe ënjtjen e trurit dhe hundë të thyer.

Harris fillimisht u përballë me akuza të sulmit të rëndë, por më pas e ngritën akuzën në atë të vrasjes së shkallës së dytë pasi Armstrong vdiq.

Konkurs Pune

Lexo më shumë