Babai Brown NULL NULL 06/05/2015 06/05/2015 Këngëtari postoi foto të vajzës së tij. Mesazhet e bukura që Chris Brown ia dedikon në internet vajzës së tij të vogël po ia rrisin numrin e fansave. Në fillim të këtij viti, këngëtari problematik ka zbuluar se ai ishte babai i një vajze të vogël të quajtur Royalty, nga lidhja e tij me modelen Nia Guzman. Pas zbulimit të këtij lajmi Brown e humbi të dashurën e tij shumëvjeçare Karrueche Tran. Pasi e postoi një fotografi të vogëlushes në Instagram, ku ajo shihet duke fjetur, me mbishkrimin: “Vërtet asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se do ta dua dikë kaq shumë. Asaj do t’ia jap botën”, shumë nga ndjekësit e tij i shprehën dashuri, duke e komplimentuar për përkushtimin karshi saj.