Azilkërkuesi kosovar plagos tre persona NULL NULL 24.09.2015 09:32 24.09.2015 09:32 Përleshja mes azilkërkuesve, dy nga të cilët kosovarë dhe tre të tjerë, ka rezultuar në plagosjen e tre prej tyre. Një konflikt i ashpër verbal në mes të dy azilkërkuesve kosovarë dhe tre të tjerëve ka eskaluar në dhunë dhe për pak nuk ka marrë përfundim fatal për dy persona. Kjo ka ndodhur në Deggendorf (Landi Thüringen, Gjermani). Një azilkërkues 23 vjeçar nga Kosova i ka qëlluar kundërshtarët e vet me një shishe me ç`rast u ka shkaktuar lëndime të rënda, njofton policia e vendit, shkruan albinfo.ch. Sherri ka filluar ndërmjet dy azilkërkuesve kosovarë në njërën anë dhe një turku e dy shoqëruesve të tij nga ana tjetër. Grupet janë zënë dy herë në dy lokale të ndryshme dhe të dy herët dy kosovarët janë nxjerrë jashtë nga sigurimi i lokaleve përkatëse, shkruan pnp.de. Herën e dytë, ata i kanë i kanë pritur kundërshtarët e tyre para lokalit ku dhe është përshkallëzuar situata. Së pari kosovari 23 vjeçar e ka goditur turkun me një shishe xhami me ç`rast i ka shkaktuar atij lëndim të rëndë, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai me shishen e thyer në dorë ka sulmuar edhe dy të tjerët, të cilëve u ka shkaktuar prerje të thella. Sulmuesi dhe shoqëruesi i tij 19 vjeçar kanë ikur nga vendi i ngjarjes por më pas janë kapur nga policia. Ndaj 23 vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale tentim vrasjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 22 minuta më parë