Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azet: Askund nuk e ndjej veten më mirë se në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
06.08.2022 18:08

Këngëtari i njohur shqiptar që e zhvillon karrierën e tij edhe  në Gjermani, Azet është njëri prej performuesve në festivalin e njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill.

Azeti në një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën është shprehur se është shumë i lumtur që është në Prishtinë dhe që po merr pjesë në këtë festival.

“Ne në Prishtinë jemi me krejt grupin, askund nuk e ndjejmë veten më mirë se në këtë vend”, u shpreh ai.

Sonte është nata e tretë e këtij festivali, ku po performojnë artistë të njohur si vendorë, ashtu edhe ndërkombëtarë, shkruan Klankosova.tv.

Kujtojmë se festivali Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.