Azemi për Krasniqin: Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a? (VIDEO) NULL NULL 26.04.2023 21:37 26.04.2023 21:37 Visar Azemi nga LDK vlerëson se nga pushteti la bërë presion mbi organet e drejtësisë me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. “Kanë dashur t’i mbysin prokurorët e t’i ngrehin zhag ata që janë marrë me rastin. Ne kemi një të paraburgosur që me normativat ligjore është i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta. Por në zhargonin popullor siç thuhet ‘është zënë duke vjedhur’ sepse përndryshe nuk do ta arrestonte askush”, është shprehur Azemi në Rubikon të Klan Kosovës. “Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a? Është keqmenaxhuar në trinomin Kurti-Berishaj-Krasniqi”. Azemi ka përmendur rastin e mofunksionimit të bllokut A5 të Kosovës A. “Në mungesë të bllokut A5 është dashur të importohet për ta mbuluar prodhimin. Jemi në gjendje emergjente që e kanë miratuar dhe aty është dhënë mundësia për të kryer punë pak më shpejt. 10 muaj është bërë keqmenaxhim klasik”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023