Azemi i VV-së fton asamblistët e LDK-së dhe PDK-së t'i bashkohen kundër veprimeve të NPB-së

Azemi i VV-së fton asamblistët e LDK-së dhe PDK-së t’i bashkohen kundër veprimeve të NPB-së

NULL NULL
2 months më parë

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, i ka ftuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës që të bëhen bashkë në ndalimin e veprimeve të fundit të Ndëmarrjes Publike Banesore.

“Ndryshimi i rregullores së ndërmarrjes, humbja e pronës në emër të marrjes së disa lokaleve, akt material i paligjshëm marrja e lejeve dhe kushteve ndërtimore pa dokumentacion të plotë, pagesa milonëshe për leje nga MBP-a për pronën dhe që tentonin t’ua transferonin kompanive të përzgjedhura në mënyrë të dyshimte”, ka thënë Azemi në konferencë për media duke i renditur akuzat drejt qeverisë në Prishtinë.

“Një nga kompanitë e përzgjedhura në këtë projekt 200 milionësh është hapur vetëm një ditë para se të fitonte në këtë aplikim”.

“Pra, vetëm kjo ka mjaftuar që të nisin hetime serioze dhe të ndalet ky projekt i dëmshëm”.

“Sikur të mos mjaftonin gjithë këto shkelje tinëzisht gjatë vikendit dhe orëve të para të mëngjesit u rrezikua seriozisht edhe shëndeti i qytetarëvee, konkretisht shëndeti i nxënësve të gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ dhe banorëve të lagjes ‘Lakrishte’.

Azemi tha se aty dështoi inspeksioni komunal në ndalimin e rrënimit ndonëse bëhej fjalë për inhalimin e materialit kancerogjen, azbestit, me justifikimin se nuk punojnë gjatë fundjavave.

“Aty dështoi inspeksioni komunal mirëpo falë reagimit qytetar kemi shku në haku në vendin e ngjarjes e kemi kontaktuar policinë që të dalin në vendin e ngjarjes dhe ta ndalojnë atë rrënim kriminal sepse bëhej fjalë për një material kanceorgjen, atë të azbestit.

Azemi kërkoi shkarkimin e atyre që i quajti aksionerë partiakë, Genc Sherifi dhe Dren Kukaj.

Ai u bëri ftesë të gjitha subjekteve politike për ta iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e këtyre aksionerëve për këtë proces që e quajti joligjor dhe jotransparent.

Azemi i ftoi edhe asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës që t’i bashkohen kësaj iniciative që Azemi e quajti qytetare, dhe jopartiake.