Azemi: 40 mijë punëtorë janë larguar nga puna gjatë pandemisë NULL NULL 15.08.2020 00:12 15.08.2020 00:12 Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se Pakoja Emergjente e ndarë nga Qeveria e Kosovës është keqpërdorur. Ai madje ka thënë se këtë ia ka pranuar edhe ish ministri i Financave, Besnik Bislimi, njofton Klan Kosova. “Diskriminim është bërë në çdo formë e çdo aspekt. Pakoja emergjente ka shkuar të pronarët e kompanive. Kemi diskimin shumë të madh”, ka thënë Azemi. “Pagat janë ndalë edhe në raundin e parë edhe raundin e dytë. Kemi thënë se mjetet duhet të shkojnë në llogarinë bankare të punëtorëve ose të kthehen në buxhetin e shtetit”. Azemi në Edicionin Special ka thënë se 40 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë. “40 mijë punëtorë janë larguar nga puna. Nëse vazhdohet me këtë trend fillimi i shtatorit do të jetë me mbi 60 mijë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024