Azemaj: Paga minimale për ne është 400 euro dhe jo sa e propozon Kurti NULL NULL 21.03.2022 23:42 21.03.2022 23:42 Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemaj, është shprehur se ata nuk e pranojnë pagën minimale në vlerë prej 264 euro e cila është premtuar nga kryeministri Albin Kurti. Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se do të ishte më mirë që mos të diskutohej për këtë shumë të pagës minimale që është përmendur nga Kurti. “Ne e kemi thënë një herë dhe nuk lëvizim nga kjo, paga minimale duhet të jetë 400 euro. Të flitet për pagën prej 264 euro është sikur të flitet për borën e para dy viteve, pasi që neve nuk na gynë në punë, nuk na imponohet, nuk na obligon, më mirë është të mos flitet fare se sa të dilet me këto versione të ndryshme”, ka thënë Azemaj. Azemaj ka theksuar se sindikata e punëtorëve të sektorit privat nuk e pranon këtë shumë për pagën minimale. “Kushdo qoftë se mendon që ne do të nënshkruajmë pagë nën 400 euro gabohet sepse ne jemi e vetmja sindikatë që i përfaqësojmë punëtorët e sektorit privat. Të vetmit janë punëtorët e sektorit privat që marrin pagë minimale, andaj për këta punëtorë ekziston vetëm një sindikatë e cila mund dhe nuk mund të jap pëlqim për këtë pagë”,ka thënë Azemaj, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë