Azem Syla ia bën sefte NULL NULL 06/05/2015 06/05/2015 Azem Syla: Fjalët që më janë mveshur pas lufte janë shpifje se unë kam hotele, Victory, Grandin, Al Trade , naften, çdo gjë. Deputeti i PDK-së, Azem Syla ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare. Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,foli për rrugën drejt lirisë dhe për një sërë çështjesh tjera, si dhe për akuzat e bëra në adresën e tij. Syla përmendi deputeten e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e cila i pati kërkuar dorëheqje. “Para pak jave, Melihate Tërmkolli kërkon dorëheqjen time dhe disa shokëve të partisë. Ajo nuk mund të vendosë për dorëheqjen time, por qytetarët” – tha “Daja”. Ai foli edhe për akuzat që i janë bërë në adresë të tij lidhur me përfshirjen në bizneset më të mëdha në Kosovë, si dhe shprehu përkrahje për institucionet e dretësisë. “Fjalët që më janë mveshur pas lufte janë shpifje se unë kam hotele, Victory, Grandin, Al Trade , naften, çdo gjë.” “Për çdo gjë që ka ndodhur në Kosovë i jap mbështetje që të hetojnë policia, Eulex-i, gjykatat e gjithçka.” –shtoi Syla. Në fund “Daja” pati edhe një urim për shtetin e Kosovës. “Uroj që Kosova të jetë e begatë, me të mira, me ligj, sikur të gjitha shtet tjera.”
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Vendet e Ballkanit nuk prodhojnë rrymë mjaftueshëm, por veç Kosova me reduktime 5 minuta më parë