Axha i Kurtit: Kryeministri e ka shumë vështirë, i ka armiqtë brenda dhe jashtë (VIDEO) NULL NULL 18.08.2022 12:59 18.08.2022 12:59 Hamza Kurti, i cili është axha i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ky i fundit e ka shumë të vështirë udhëheqjen pasi ai i ka armiqtë brenda dhe jashtë vendit. Ai këto mendime i ka ndarë në një lidhje direkte në Klan Kosova. “Unë pres që Albini e ka vështirë. Ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Ajo është me rëndësi. Sikur Kosova të ishte e unifikuar, e bashkuar, ndryshe do të ishte situata. Por kur njëri kërkon majtas, tjetri djathtas e tjetri pas shpine, ai është rrezik i madh”. “E di që Albini e ka vështirë për shkak se nuk i ka pas vetes partitë politike”. “Ka armiq të brendshëm. Ka njerëz që kanë thënë që ka kaluar me vajzën e një ministreje të Serbisë, veç me mujtë me e shkelë, por kryesore është që Albini s’është i korruptuar dhe atë s’munden me e shantazhu kurrkund sepse nuk ka korrupsion te ai”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024