AVONET: Spitalin e Ferizajt e kaplon nepotizmi NULL NULL 12.07.2018 14:37 12.07.2018 14:37 Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka bërë të ditur se pas monitorimit të procesin e përzgjedhjes së infermierëve dhe shërbyesve teknik në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ka hasur në një varg parregullsishë. Kjo organizatë kërkon nga SHSKUK-ja ta kthej konkursin në pikën zero. AVONET ka shprehur shqetësimin në lidhje me pranimin në këtë konkurs të të afërmve të zyrtarëve të këtij spotali. “AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga drejtori i SHSKUK-së ta marrin me seriozitet dhe ta trajtojnë këtë vepër dhe këtë proces në të cilin kanë ndodhur shkelje ligjore sepse këtu cenohet e drejta e konkurrencës dhe cenohet e drejta e profesionalizmit. Komisioni intervistues dhe vlerësues duhet të mbajë përgjegjësi sepse një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjit, derisa janë sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në deklaratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024