Avokatja e Batushës: Klientja ime ka për të diplomuar, t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokatja e Batushës: Klientja ime ka për të diplomuar, t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak

NULL NULL
28/02/2017

Avokatja e të akuzuarës, Adea Batusha, lidhur me rastin e shpërthimit te Kuvendi vitin e kaluar, ka kërkuar që masa e  arrestit shtëpiak t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak.

Sipas saj Batusha edhe tre javë ka për të diplomuar, andaj i duhet hapësira që të dalë në mënyrë që t’i sigurojë materialet për fakultet, njofton Klan Kosova.

Këtë avokatja e Bautshës e ka thënë në seancën fillestare të të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Batushës.

Më tej avokatja ka premtuar se nëse ndërrohet masa e arrestit shtëpiak, ndaj Batushës por edhe të tjerëve, ata do t’i përgjigjen gjykatës.

“Ju premtoj se nëse ndërroni masën e arrestit shtëpiak, në si avokatë ju premtojmë 100% se këta do t’i përgjigjen çdo ftesë të gjykatësit pasi e ndjen veten jofajtor dhe janë të interesuar që kjo aktakuzë të hidhet si e pabazuar”, ka shtuar avokatja.