Avokati sirian siguron mbijetesën duke shitur qebapa NULL NULL 28.02.2017 13:46 28.02.2017 13:46 Sheho Jusuf, avokat nga Siria i cili është strehuar në Turqi për shkak të luftës civile aty, për ta siguruar kafshatën e gojës shet qebapë përmes karrocës së tij lëvizëse, raporton AA, përcjellë Klan Kosova. Jusuf, i cili kishte punuar si avokat në qytetin Haseki të Sirisë, për shkak të luftës ka lënë pas në vendin e tij profesionin për t’u zhvendosur në Stamboll së bashku me familjen para tri viteve. Në fillim ai ka siguruar mbijetesën duke larë në një restorant, ndërkohë që më pas ka shkuar në qarkun Këzëltepe të Mardinit. Ai vazhdon të jetojë aty së bashku me të shoqen dhe dy fëmijët në një shtëpi të marrë me qira, teksa në rrugën Urfa shet qebapë me karrocën e tij lëvizëse. Dëshira më e madhe e Jusufit është që lufta në Siri të marrë fund dhe të kthehet e ta vazhdojë profesionin të cilin ai e do shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.