Avokati Ibrahimaga: Kriza energjetike e shtyu Krasniqin të negocionte me kompaninë zvicerane (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokati Ibrahimaga: Kriza energjetike e shtyu Krasniqin të negocionte me kompaninë zvicerane (VIDEO)

NULL NULL
26.04.2023 22:16

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të arrestuar dhe pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se emergjenca e mungesës së energjisë elektrike e ka shtyrë klientin e tij që të negociojë direkt me dy kompani, njërën në Maqedoninë e Veriut dhe tjetrën në Zvicër.

“Puna është dashur të kryhet pasi ka qenë çështje emergjente, ata [kompanitë] nuk janë skualifikuar për ndonjë kriter që është kërkuar aty. Zyra e Prokurimit ka dhënë rekomandimet, Nagipi nuk është që s’i ka përfillë ato”.

Ai tha se negocimi direkt ka shkuar me dy kompani, një maqedonase dhe një zvicerane.

“Duhet të dihet pse janë skualifikuar pasi aty mund të diskualifikohen pse nuk e kanë një vulë. Por, me rëndësi është kontrata që të lidhet dhe të kryhet puna – pastaj ka shkuar në një negocim direkt edhe me kompaninë maqedonase edhe me atë zvicerane. Kompania zvicerane është zotuar që do të kryejë punën dhe mbas një kohe e ka pasur shumë me rëndësi pasi që, nga 10 për qind që është minimumi i garancionit e ka ngritur në 50 për qind, që kompania ka qenë e përgjegjshme për respektimin e afatit kohor pasi koha ka qenë esenciale”, deklaroi Ibrahimaga në Rubikon të Klan Kosovës.

Avokati tha se kompania zvicerane ka qenë e detyruar që ta sjellë garancionin dhe e ka dërguar garancionin.

Pastaj, tha ai, KEK-u e ka thirrur kompaninë e sigurimit për ta pyetur se a është ky garancion në rregull.

“…kanë thënë po derisa të vjen origjinali pasi një herë e kanë dërguar me email dhe kanë thënë në rregull derisa të vjen origjinali”.

Tutje, sipas avokatit të Nagip Krasniqit, Kompania e Sigurimit e ka konfirmuar garancionin e dërguar nga kompania zvicerane, mirëpo theksoi se dikush e ka thirrë kompaninë e sigurimeve duke iu thënë se “ne këtë transaksion bankar do ta ekzekutojmë menjëherë”.

Megjithatë, Ibrahimaga tha se më pas kompania e sigurimit e ka anuluar garancionin bankar dhe KEK-u iu ka shkëputur kontratën.

Ai tha se nuk e di se si ka shkuar komunikimi për negocim, por thekson se “është konsideruar si kontratë emergjente pasi nëse nuk hyn në funksion sa më shpejt blloku A5, atëherë duhet të importohet rrymë dhe unë s’e di se çfarë mund të jetë më emergjencë se kjo”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS