Avokati i Sanduloviqit ndalohet nga policia e Serbisë, reagon Kearns NULL NULL 01.02.2024 23:41 01.02.2024 23:41 Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviq, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe është marrë në pyetje. Kjo u bë e ditur nga vetë Sanduloviq, i cili kërkoi reagim ndërkombëtarë. “Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiqit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, ka shkruar ai në rrjetin social X. Lidhur me këtë ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo u shpreh e shqetësuar dhe tha se e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Britanisë. “Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ajo Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, javë më parë ishte arrestuar e torturuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit. Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye. Edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz. Për rastin ka folur edhe vet avokati Michael Polak. Ai tha se u mor në pyetje dhe u akuzua për përfshirje në çështje të brendshme të Serbisë. “Tortura nuk është kurrë një çështje e brendshme e asnjë shteti”, tha Polak. A productive day in Serbia with some brave people who refuse to toe the line to the autocratic regime which believes it can pull people from their homes and torture them with impunity. Following this, I was detained for over an hour at Belgrade Airport and then accused of being… https://t.co/2nD7vKowG6 — Michael Polak (@MichaelPolakLaw) February 1, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.