Avokati i Popullit: Me shqetësim po e përcjellim rastin e vdekjes së katërvjeçares nga Gjakova NULL NULL 21.02.2024 14:51 21.02.2024 14:51 Avokati i Popullit, llogo, fotoilustrim Vdekja e katërvjeçares nga Gjakova, ka tronditur opinionin në Kosovës. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit. Ky institucion thotë se me shqetësim po e përcjell rastin. Në reagim thuhet se do t’i monitorojë nga afër, qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj. “Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin”, thuhet në reagim. Avokati i Popullit, thekson se të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën. “E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës”, thekson Avokati i Popullit transmeton Klankosova.tv “Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”. Rastin po e heton edhe Prokuroria e Gjakovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 1 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 1 orë më parë