Avokati i Haradinajt: Kjo gjykatë gjykon krimet e luftës, s’keni juridiksion për akuzat ndaj klientit tim NULL NULL 29.09.2020 16:09 29.09.2020 16:09 Avokati i caktuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për ta mbrojtur Nasim Haradinajn, Bas Martens, ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi në Hagë. “Mbrojtja ka kërkuar një mocion për lirimin e klientit tim. Unë nuk kam dëgjuar një datë prej tyre [Prokurorisë] lidhur me aktakuzën. Nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar e zgjodhi datën e arrestimit vet dhe ta sjellë në këtë proces tani dhe klienti im ka përfunduar në paraburgim. Puna që duhet bërë është punë shumë e madhe dhe është një punë që do të kërkojë shumë javë ose muaj [për ngritjen e aktakuzës], është shprehur avokati në seacën e parë kundër nënkryetarit të OVL-së së UCK-së, Nasim Haradinaj, njofton Klan Kosova. “Duhet të rishikohen akuzat kundër klientit tim. Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte. Ky është një tribunal për krime lufte dhe klienti im nuk është i akuzuar për krime lufte. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion për akuzat ndaj klientit tim. Neni 137 as nuk mbulohet nga juridiksioni i kësaj gjykate”. Avokati ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt. “Të hidhen poshtë akuzat dhe të lirohet nga paraburgimi menjëherë me kusht të cilat do të përcaktohen nga ju”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë